Ballina Flash

Parashikimi i motit, e shtunë, 23 shkurt

TIRANË, 23 shkurt /ATSH/ – Moti për ditën e sotme parashikohet i vranët në të gjithë vendin dhe kthjellime prej orëve të pasdites. Vranësirat do të shoqërohen me reshje dëbore në pjesën më të madhe të territorit deri në kuotat e ulëta dhe ato bregdetare.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se reshjet e dëborës do të jenë me intensitet të ulët, ndërsa në lartësitë mbi 1200 metra lokalisht mesatare.

Era do të fryjë me drejtim Verilindje tepër intensive dhe me rrahje me shpejtësi 5-20 m/sek e në bregdet dhe zonat luginore deri 30-35 m/sek shoqëruar me një valëzim të forcës 4.5 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C
Shkodër -2/3 re pak bore
Kukës -6/-2 re bore
Lezhë -1/3 re pak bore
Dibër -7/-3 re bore
Durrës 2/7 re bore
Tiranë 2/7  re bore
Elbasan 0/3  re bore
Berat -1/2  re bore
Vlorë 4/7  re bore
Korçë -6/-2  re bore
Gjirokastër -2/4  re bore
Sarandë 4/8  re bore

 /e.malaj/ /a.g/

     

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSamiti i Dytë i Diasporës, mundësi për krijimin e urave të bashkëpunimit
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 23/02/2019