TIRANË, 16 shkurt ATSH/ – Do të ketë një emisar tek “Tottenham”, sonte në stadiumin e “Atalantës”, për të vëzhguar në veçanti dy lojtarët e “Milanit”, Franck Kessie dhe Jesus Suso.
“Tottenham-i” e ndjek prej kohësh mesfushorin Frank Kessie teksa Pochetino e kërkon me çdo kusht futbollistin afrikan.
Gattuso e konsideron të pashitshëm, megjithatë një ofertë prej 40 milionë eurosh mund ta tundojë “Milanin”, ku 2 vite më parë e bleu për 20 milionë euro nga “Atalanta”.
Ndërkohë edhe për Suson, spërsat kanë shfaqur interes teksa spanjolli ende nuk po rinovon me kuqezinjtë.
/gj.m/e.caushi/












