TIRANË, 16 shkurt /ATSH/- Të apasionuarit dhe koleksionuesit e mjeteve historike, do kenë platformë enkas online.
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, bën të ditur se, koleksioni shqiptar i mjeteve “Auto dhe Moto RETRO” do të ketë një platformë të posaçme online, për promovimin dhe formalizimin e këtij tregu.
“Përmes kësaj platforme synojmë mbështetjen e një trashëgimie që deri më sot ka qenë pa status”, thekson dikasteri Infrastrukturës. e.xh/e.caushi/












