Ballina Bota

MJEKËSI – Riprogramohen qelizat e pankreasit kundër diabetit

GJENEVË, 16 shkurt /ATSH-ANSA/ – Qelizat pankreatike, ato që mundësojnë prodhimin e  insulinës, falë kërkimeve të reja mund të riprogramohen për të zëvendësuar qelizat e prekura nga diabeti, sipas një eksperimenti, i publikuar në revistën ”Nature” nga kërkuesit shkencorë në Universitetin e Gjenevës, ku ka pasur sukses konvertimi i qelizave të pankreasit njerëzor në “fabrikë” të insulinës duke u transplantuar te minjtë, që nuk paraqitën shenja diabeti për gjashtë muaj rresht.

“Qelizat e njeriut ishin shumë efikase, pasi minjtë nuk kanë treguar më shenja të sëmundjes,” thotë koordinatori i studimit, Pedro Herrera.

“Ashtu siç pritej, kur qelizat e njeriut janë hequr, minjtë janë kthyer në diabetikë”, thotë Herrera.

“Të njëjtin rezultat kemi marrë duke përdorur edhe qelizat nga donatorë diabetikë dhe ata të shëndetshëm dhe kjo tregon se plasticitet nuk janë prekur nga sëmundja. Ato kanë vazhduar të prodhojnë insulinë si kundërpërgjigje ndaj niveleve të larta të glukozës”, thekson ai./   /os/ a.jor.

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFUTBOLL – “Tottenham” vëzhgon dy lojtarë të “Milanit”
Artikulli tjetërRama: Ndryshimi mes nesh këtu e atyre në Tiranë, siç ishte Vlora dje dhe si është sot