Ballina Ekonomi

BSH: Rritje modeste e çmimeve gjatë vitit 2019

TIRANË, 14 shkurt /ATSH/ – Rritja e çmimeve në ekonominë shqiptare do të jetë modeste gjatë vitit 2019.
Banka e Shqipërisë, bën të ditur se, norma mesatare e inflacionit rezultoi 1,8% për tremujorin e katërt dhe 2,0% për vitin 2018.
Ajo u ngadalësua gjatë muajve të fundit, nën ndikimin e rënies së çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare dhe të ushqimeve në tregun e brendshëm. Ndërsa reduktimi i inflacionit u shfaq më i theksuar në muajin dhjetor, i ndikuar dhe nga rënia e çmimit të qirasë, si pasojë e efektit bazë statistikor.
Çmimet e kategorive të tjera të shportës janë shfaqur më të qëndrueshme. Ecuria e inflacionit, gjatë vitit 2018, u mbështet nga përmirësimi i aktivitetit ekonomik, shfrytëzimi më i plotë i kapaciteteve prodhuese dhe ankorimi më i mirë i pritjeve inflacioniste, citon BSH.
Nga ana tjetër, forcimi i kursit të këmbimit ka reduktuar presionet e jashtme inflacioniste.
Ky faktor, krahas rënies së inflacionit në vendet partnere, ka sjellë reduktimin e inflacionit të mallrave të importuara të shportës së konsumit. Sipas BSH-së, efekti negativ i forcimit të kursit të këmbimit, në nivel mesatar vlerësohet përafërsisht me 0,2% gjatë vitit 2018. Në përputhje me kohëvonesat e veprimit mbi çmimet, ndikimi i kursit të këmbimit
pritet të kulmojë gjatë vitit 2019 dhe të shuhet më të. /e.xh/j.p/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCakaj – Szijjártó: Hungaria rikonfirmon mbështetjen e saj për çeljen e negociatave
Artikulli tjetërHaradinaj: Platforma për dialogun me Serbinë është një garanci