Ballina Flash

Parashikimi i motit, 14 shkurt 2019

TIRANE, 14 shkurt/ATSH/ – Moti për ditën e sotme parashikohet i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare në pjesën më të madhe të territorit.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, në zonat malore në Verilindje dhe Juglindje, parashikohet mot me kthjellime dhe alternime vranësirash në orët e pasdites dhe mbrëmjes.

Era do të jetë nga kuadrati i Veriut shpejtësi 5-25 m/sek. Erë intensive dhe me rrahje përgjatë vijës bregdetare, zonat e ulëta pranë tyre dhe zonat luginore hera-herës me rrahje deri në 30 m/sek. Valëzimi në dete i forcës 3-4.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C
Shkodër -2/13 diell
Kukës -4/7 diell re
Lezhë 0/13 diell
Dibër -6/6 diell re
Durrës 0/13 diell
Tiranë -1/14 diell
Elbasan -4/13 diell
Berat -2/13 diell
Vlorë 0/13 diell
Korçë -6/5 diell re
Gjirokastër -4/15 diell
Sarandë 0/16 diell

 /a.g/    

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAXHENDA NDËRKOMBËTARE 14.02.2019
Artikulli tjetërMV – Dy ditë zi kombëtare për 14 viktimat e aksidentit rrugor