BUKURESHT, 13 shkurt /ATSH-AGERPRES/ – Katër persona të tjerë humbën jetën prej gripit dhe numri i vdekjeve në total arriti në 113, sipas të dhënave të fundit të transmetuara nga Qendra Kombëtare për Monitorimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve ngjitëse brenda Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Rumanisë.
Personat janë tre burra, një prej të cilëve 36 vjeç nga provinca e Konstancës, i konfirmuar me virusin e gripit A dhe i pavaksinuar, një 63 vjeçar nga rajoni i Aradit, gjithashtu i pa vaksinuar, si dhe një 64 vjeç në qarkun e Timisit, edhe ky i pavaksinuar ndaj këtij lloji gripi./ /os/ a.jor.





















