TIRANË, 7 shkurt /ATSH/ – Një tjetër shumëllojshmëri emoji-sh do të jetë në çdo celular iPhone me përditësimin e ri “iOS 13”.
Do të jenë 230 ikona të reja që janë krijuar vetëm për t’u publikuar në vitin 2019.
Rreth 171 emoji do të bazohen tek gjinia dhe ngjyra e trupit të njerëzve, ndërsa të tjerat do jenë simbole që i kanë kërkuar fansat prej kohësh.
Njoftimi është zyrtar dhe do të ketë një shumëllojshmëri ikonat edhe për njerëzit me aftësi të kufizuara. /a.a/j.p/























