Ballina Aktualitet

Ngritja e SPAK, KLP shtyn afatin e aplikimeve

TIRANË, 6 shkurt/ – Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka vendosur shtyrjen e afatit për pranimin e aplikimeve për SPAK deri më datën 21 shkurt 2019. KLP ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës ku me mori këtë vendim me 10 vota pro. Vota kundër e ishte vetëm e N/kryetarit të KLP,  Alfred Balla.

KLP bën thirrje prokuroreve të shfrytëzojnë këtë afat dyjavor për të paraqitur aplikimin e tyre.

Afati fillestar ishte deri më 7 shkurt, por deri më sot kanë aplikuar vetëm 14 prokurorë, për 15 vendet që duhen plotësuar në strukturën antikorrupsion të SPAK-ut. /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakProkurorja Dorina Bejko kandidon për t’u bërë pjesë e SPAK
Artikulli tjetërSiguria rrugore, Policia monitorime në rrugët e Tiranës