TIRANË, 6 shkurt ATSH/ – E përditshmja katalanase “El Mundo Deportivo” ka zbuluar arsyen pse po vështirësohet arritja e marrëveshjes mes “Barcelonës” dhe “Ajaxit” për mbrojtësin e talentuar Matthijs De Ligt.
Sipas kësaj gazete, Mino Raiola është pengesa kryesore për të arritur te De Ligt. Menaxheri i njohur italian mësohet se ka vënë si kusht paraprak komisionin 10 milionë euro për të lejuar kalimin e talentit holandez te “Blaugranat”.
Drejtuesit e “Barcelonës” e konsiderojnë të ekzagjeruar një kërkesë të tillë dhe jashtë logjikës.
Matthijs De Ligt, 19-vjeçar prej kohësh është shndërruar objektiv i kampionëve në fuqi të Spanjës. Ai vlerësohet rreth 70 milionë euro, ndërsa kontrata me “Ajaxin” i përfundon më 30 qershor të vitit 2021.
/gj.m/j.p/












