Ballina Flash

“Milan” transferon talentin e “Nice”

TIRANË, 6 shkurt ATSH/ – “Milani” ka arritur marrëveshje me Nice, për transferimin e anësorit Allan Saint-Maximin, për 20 milionë euro plus bonuset.

Sipas “Sport Mediaset”, “Nice” ka vlerësuar intersin e “Milanit” në negociata për ta blerë Saint-Maximinin në javën e fundit të merkatos së janarit, prandaj edhe e ka pranuar ofertën.

Saint-Maximin do të pranojë të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare me kuqezinjtë, por sipas gazetës italiane kjo do të varet nga kualifikimi i “Milanit” në Champions.

Megjithatë, përfaqësuesi i Francës U-21 do të ketë vetëm edhe një vit në kontratën e tij me klubin pas kësaj vere, gjë që do ta vërë në pozitë të vështirë të negociatave “Nicen”.

/gj.m/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKufizime energjie në disa zona të Burrelit
Artikulli tjetërKomisioni i Medias, Rektorët: Protesta e studentëve nxori në pah problemet