Ballina Flash

Devoll/ Bashkia diskuton me qytetarët Planin e Përgjithshëm Vendor

TIRANË, 4 shkurt/ATSH/ – Kryetari i bashkisë së Devollit, Bledjon Nallbati priti në një takim përfaqësues nga Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit dhe nga studio GAIA SA MELETON, me të cilët diskutoi mbi vazhdimësinë e procesit të hartimit të Planit të Përgjithshëm Vendor për bashkinë.

Hartimi i planit ka të bëjë me evidentimin e gjendjes aktuale të territorit, si edhe hartimin e një plani veprimi që përfshin të gjitha projektet për territorin e bashkisë. Palët u shprehën optimiste për ecurinë e punimeve dhe bashkëpunimin sidomos me banorët e Devollit, me qëllim finalizimin me sukses të këtij projekti.

/e.caushi/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPALEONTOLOGJI – Zbulohet një specie e re dinozauri me gjemba
Artikulli tjetërBerlini investon 110 milionë euro në fushën e sigurisë së Lituanisë