TIRANË, 5 Mars/ATSH/ – Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, në funksion të garantimit të sigurisë ushqimore dhe në vazhdim të masave për disiplinimin e tregtimit të mishit, bllokoi të hënën në qarkun e Vlorës një sasi mishi në njësinë e tregtimit me administrator shtetasin Pajtim Gjoshi. Gjatë momentit të inspektimit nga AKU, u zbulua një karkasë mishi qengji e pavulosur dhe e papajisur me certifikatë veterinare në sasinë e 5.7 kg. Ndërkohë në momentin e inspektimit është gjendur në makinën e automjetit më targa AA 483 EC, në pronësi të njësisë së tregtimit, nëntë karkasa me mish qengji të vulosura dhe të certifikuara në masën 60.3 kg mish, të cilat po transportoheshin për konsum njerëzor, jashtë kushte higjieno-sanitare dhe pajisjes me makinë frigoriferike për mishin. Për karkasën e gjetur të pavulosur dhe të pacertifikuar për mishin e qengjit në njësinë e tregtimit nga AKU u mor masa administrative me gjobë 100 mijë lekë të reja. Gjithashtu për kushte të papërshtatshme të transportit, u mor masa tjetër administrative prej 100 mijë lekësh të reja për transport të papërshtatshëm dhe jashtë kushteve higjieno-sanitare. Nga AKU është bërë sekuestrimi i dhjetë karkasave të mishit, si dhe mjetit me të cilin po transportonte kjo njësi tregtimi e mishit në qarkun e Vlorës. Në këtë aksion të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë bashkëpunuar ngushtësisht edhe Policia e Shtetit e Qarkut Vlorë. /a.f/ /r.e/
Ballina Aktualitet
Lajme
Rama: Duhet ndarë mobilizimi qytetar nga dhuna, kemi adresuar kërkesat e protestës së “Flamingove”
TIRANË, 5 nëntor/ATSH-Maela Marini/ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se qeveria ka bërë hapa të rëndësishëm për të adresuar kërkesat e mobilizimit qytetar në...
Rama: Shqipëria progres në rrugën drejt BE-së, pavarësisht zhurmës së dezinformimit
TIRANË, 5 nëntor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama vlerësoi sot progresin e Shqipërisë në procesin e integrimit europian, duke theksuar se progresraporti është në radhë të...
MADRID – Zelensky diskuton me zyrtarët amerikanë raundin e ardhshëm të bisedimeve Ukrainë-Rusi
MADRID/KIEV, 5 nentor /ATSH-Ukrinform/- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka diskutuar me zyrtarët amerikanë përgatitjet e raundit të ardhshëm të bisedimeve me Rusinë në Abu...
SHBA -Vance fajëson luftën me Iranin për humbjen e republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit
UASHINGTON, 5 nëntor /ATSH-DPA/- Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance ka fajësuar luftën me Iranin, të nisur nga administrata e tij, për humbjen e thellë të...
Mesazh i Hashim Thaçit: Do të dal i pastër si loti në fund të...
PRISHTINË, 5 nëntor/ATSH/ Ekipi i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, publikoi në faqen zyrtare në Facebook një mesazh të tij, në gjashtëvjetorin e transferimit në...
Shoqëritë e transportit publik qytetas e ndërqytetas, 50 lekë kompensim për litër karburant
TIRANË, 5 nëntor /ATSH/ Shoqëritë që kryejnë transportin qytetës, rrethqytetës dhe ndërqytetës do të përfitojnë kompensim në masën 50 lekë për çdo litër karburant...
UEFA Nations League, Maran gati të shpallë listën e Kombëtares për sfidat e nëntorit
TIRANË, 5 nëntor/ATSH/ Trajneri i Kombëtares, Rolando Maran, do të shpallë nesër në ora 12:00 listën e lojtarëve të ftuar për dy ndeshjet e...
IZRAEL – Shumica e ligjvënësve mbështesin Eisenkotin për formimin e qeverisë
TEL AVIV, 5 nëntor /ATSH-DPA/ - Një shumicë e ligjvënësve izraelitë kanë mbështetur ish-shefin e ushtrisë, Gadi Eisenkot, që t'i jepet mundësia e parë...
Gonxhja: Buxheti për trashëgiminë kulturore dhe muzetë, 2,08 miliardë lekë për vitin 2027
TIRANË, 5 nëntor/ATSH/ Programi “Trashëgimia Kulturore dhe Muzetë” do të financohet me 2,08 miliardë lekë në vitin 2027, me një rritje prej 80% krahasuar...
Paketa fiskale 2027 pjesë e diskutimeve në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës
TIRANË, 5 nëntor /ATSH/ Panairi Ndërkombëtar i Tiranës, i organizuar nga Klik Ekspo Group, vijon të shërbejë si një pikëtakim për bizneset shqiptare dhe...























