Ballina Flash

Thaçi përkujton tre luftëtarët e parë të UÇK-së

PRISHTINË, 31 janar/ATSH/ – Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në 22-vjetorin e rënies së Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha, ka shkruar se heroizmi i tyre është i përjetësuar në historinë tonë të re.

“Ata janë ndër komandantët dhe luftëtarët e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Lavdi e përjetshme emrit dhe veprës së tyre”, ka shkruar ai në Facebook.

Më 31 janar të vitit 1997 ndodhi njëra nga betejat e para madhore të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Tre strategët, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha ishin duke udhëtuar nga Prishtina në drejtim të Vushtrrisë, kur hasën në pritën e vënë nga forcat pushtuese në fshatin Pestovë, ku të tre ranë heroikisht në luftë. /KosovaPress/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAmbasada e SHBA, njoftim për aplikuesit e Lotarisë Amerikane
Artikulli tjetërFUTBOLL – Transferimet kaluan shtatë miliardë dollarë