Ballina Flash

FUTBOLL – Riberi kthehet pas dëmtimit tek “Bajern Mynih”

MYNIH, 30 janar /ATSH-DPA/ – Frenk Riberi është rikthyer në stërvitjet e ekipit të “Bajernit të Mynihut” pas një dëmtimi të muskulit të kofshës dhe mund të jetë pjesë e skuadrës në ndeshjen e së shtunës në “Bundesliga” kundër “Bajernit të Leverkusenit”.

Me kthimin e Riberi vetëm pak ditë nga ajo e Arjen Roben, trajneri Niko Kovaç i ka gati të gjithë lojtarët në dispozicion, ku vetëm Korentin Toliso vazhdon të mungojë për shkak të një dëmtimi në gju në shtator.

Kovaç tha javën e kaluar se shpreson në një rikthim të Robenit dhe Riberi kundër “Leverkusenit”.

“Shpresoj të kem të paktën një prej tyre, nëse nuk bëhen të dy, në skuadër”, kishte theksuar ai. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVJENË – Shkupi premton vazhdimin e reformave për t’u integruar në BE
Artikulli tjetërIPARD II/ Mbyllen aplikimet për fazën e parë, nis shqyrtimi i dosjeve