Ballina Flash

Parashikimi i motit, 30 janar 2019

TIRANË, 30 janar/ATSH/ – Vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të paqëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti do të jetë kryesisht i vranët me intervale të shkurtra e lokale kthjellimi. Parashikohen reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në të gjithë vendin. Në orët e pasdites, në Ultësirën Perëndimore reshjet do të bien me një intensitet deri mesatar në formë shtrëngatash, ku si pasojë e tyre pritet të ketë edhe mjegullinë. Era do të fryjë në drejtimin Juglindje-Jugperëndim me shpejtësi 1-10 m/sek, duke u shoqëruar me një valëzim të forcës 0-1 ballë në detet Adriatik e Jon.

Temperaturat parashikohen në vlerat e mëposhtme:

QYTETET Temperaturat në °C
Shkodër 6/13 re shi
Kukës 4/11  re shi
Lezhë 7/12  re shi
Dibër 2/9  re shi
Durrës 7/14  re shi
Tiranë 6/13   re shi
Elbasan 4/13   re shi
Berat 5/12  re shi
Vlorë 6/11  re shi
Korçë 0/6  re shi
Gjirokastër 4/11  re shi
Sarandë 6/14 re shi

 

e.caushi/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBM – Deputetët votojnë kundër një Brexit pa marrëveshje
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 30.01.2019