TIRANË, 28 janar /ATSH/ – Të gjitha rrugët kryesore të vendit janë të hapura dhe qarkullimi kryhet normalisht.
Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se kompanitë e mirëmbajtjes janë në gatishmëri dhe po punojnë për pastrimin dhe zgjerimin e rrugëve, si dhe shpërndarjen e kripës në segmentet ku ka pasur prezencë ngricash.
Në rajonin jugor qarkullimi bëhet me zinxhir vetëm në: Boboshticë-Dardhë, në 2 km e fundit, për shkak të ngricave dhe për veçoritë që ka rruga.
Në rajonin verior qarkullimi bëhet me zinxhirë vetëm në: Zalldardhë-Reç-Draj Reç, kryqëzim Domaj-Draj Reç, Ura e Cerenecit-Steblevë, 20 km e fundit të aksit dhe Trebisht-Doganë. /a.a//a.g/












