Ballina Flash

Sfidat e rikualifikimit urban pranë qendrës së Vlorës

TIRANË, 23 janar /ATSH/ U zhvillua sot një takim i nivelit të lartë i grupit të aktorëve të angazhuar në projektin TID Vlora.

Në takim morën pjesë Bashkë-Drejtorët Ekzekutive të AADF-së, Aleksandër Sarapuli dhe Martin Mata, Zv. Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Artan Shkreli, Kryetari i Bashkisë Vlorë, Dritan Leli, Drejtoresha e Institutit të Monumenteve të Kulturës, Arta Dollani, përfaqësues të FShZh, kompanisë ndërtuese AlbStar dhe institucioneve të tjera të përfshira në projektin për rikualifikimin e zonës urbane pranë qendrës së qytetit të Vlorës.

Përgjatë takimit u raportuan sfidat aktuale që lidhen me procesin e ndërtimit si dhe u përgatit një listë me detyra për t’i kapërcyer këto sfida dhe çuar projektin më afër finalizimit.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGeorge Clooney dhe Amal, planifikojnë adoptimin e një fëmije
Artikulli tjetërBE, 5 milionë euro në mbështetje të sigurisë ushqimore në Shqipëri