TIRANË, 22 Janar /ATSH/ – Diego Simeone gjatë dy viteve të fundit është shprehur shpesh se një ditë do të marrë drejtimin e “Interit”, skuadër tek e cila është aktivizuar edhe si futbollist dhe ka kujtime shumë të bukura.
Megjithatë mbërritja e argjentinasit në Milano do të shtyhet edhe për disa vite, pasi aktualisht Simeone është i lumtur tek “Atletiko e Madridit” dhe është gati të rinovojë kontratën me “Los Colchoneros”.
Lajmin e ka konfirmuar “AS”, që raporton se përfaqësuesit e teknikut argjentinas gjatë orëve të fundit kanë arritur një marrëveshje me drejtuesit e klubit të “Atletiko Madridit”, për një rinovim, që do ta zgjasë kontratën mes palëve edhe për një vit tjetër.
Kështu, skadimi i kontratës, i parashikuar të ndodhte në vitin 2020, tashmë do të ndodhë një vit më pas, në 2021.
/gj.m//m.m/






















