TIRANË, 16 janar /ATSH/ – Mario Balotelli është shumë pranë zyrtarizimit si lojtari më i ri i Marsejës.
28-vjeçari ka rënë dakord t’i bashkohet klubit që drejtohet nga Rudi Garcia.
Ai prishi kontratën me Nicë pas 2 vitesh e gjysmë atje pasi u përfshi në një sherr me trajnerin Patric Viera. Ndërkohë për Balotellin interes kishte shfaqur dhe “Genoa”, por ai me sa duket do të ngelet në kampionatin francez.
/gj.m/ /a.g/





















