Ballina Aktualitet

Reshjet e dëborës/ “Rruga e Kombit” tërësisht e kalueshme

TIRANË, 13 janar/ATSH-A. Fortuzi/- “Rruga e Kombit” është tërësisht e kalueshme, teksa kompania e mirëmbajtjes vijon intensivisht punën për të mbajtur të pastruar nga reshjet e dëborës. “Rruga e Kombit” një nga segmentet më të rëndësishme, që lidh vendin tonë me Kosovën, nga pamjet tregon se është tërësisht e kalueshme dhe nuk ka probleme nga bora, e cila shkaktoi vështirësi në qarkullimin e automjeteve për shkak të dendësisë së saj.

Dy ditë më parë, “Rruga e Kombit” u inspektua edhe nga kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako, i cili u shpreh se Emergjencat Civile dhe Forcat e Armatosura janë në gatishmëri të plotë për t’i ardhur në ndihmë të gjithë qytetarëve në çdo cep të vendit./e.caushi/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBalla: Presim që qeveria greke të miratojë marrëveshjen për lejet e drejtimit
Artikulli tjetërHAPËSIRË – Zbulohen sinjale radioje jashtë galaktikës sonë