Ballina Bota

GREQI – Rritje e ndjeshme e eksporteve

ATHINË, 9 janar /ATSH-ANA/- Eksportet greke u rritën 16,3 % në nëntor të vitit të kaluar, por deficiti tregtar i vendit vazhdoi të rritej 5,7% në muaj, theksoi Autoriteti Statistikor Grek.

Shërbimi statistikor, në një raport mujor, tha se vlera e importeve arriti në 4,591 miliardë euro në nëntor, nga 4,081 miliardë në nëntori n e vitit 2017, me një rritje prej 12,5%.

Vlera e eksporteve arriti në 3,043 miliardë euro në muajin nëntor, ose 16,3%  më shumë duke përjashtuar eksportet e produkteve të naftës.

Deficiti tregtar i vendit arriti në 1,548 miliard euro në muajin nëntor.

Në periudhën janar-nëntor 2018, vlera e importeve arriti në 51,036 miliardë euro, duke u rritur me 10.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2017 (duke përjashtuar importet e produkteve të naftës të cilat u rritën me 3,4% dhe duke përjashtuar produktet e naftës dhe importet e anijeve të cilat u rritën me  8,8%).

Deficiti tregtar i vendit arriti në 20,181 miliard euro në periudhën janar-nëntor, duke u rritur 1,6 % nga 2017./  /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNORVEGJI – Zhdukje misterioze e bashkëshortes së një biznesmeni të njohur
Artikulli tjetërQytetari i drejtohet bashkëqeverisjes, i restaurohet banesa në Goricë të Beratit