Ballina Flash

Haradinaj: Mbështetja e Britanisë mbetet e pazëvendësueshme

PRISHTINË, 8 janar /ATSH/ – Kryeministri Ramush Haradinaj bëri të ditur se është takuar me ambasadorin britanik Ruairi O’Connell në vazhdën e bashkëpunimit të shkëlqyer me të.

“U zotuam të punojmë në funksion të avancimit të marrëdhënieve bilaterale në të mirë të dy vendeve. Deri më sot, takimet e rregullta kanë dhënë rezultate të frytshme në fushat e interesit të përbashkët dhe kështu do të vazhdojnë edhe më tej. Mbështetja e Britanisë së Madhe mbetet e pazëvendësueshme për proceset nëpër të cilat po kalon Kosova”, tha Haradinaj. /KosovaPress//e.malaj/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMonodrama “Dome”, premiera e janarit për artdashësit e kryeqytetit
Artikulli tjetërVJENË – Pavarësisht uljes së eksporteve, çmimi i naftës vazhdon rënien