Ballina Kryesore

Parashikimi i motit, e hënë 16 Prill 2018

TIRANE, 16 Prill/ATSH/- Moti për ditën e sotme parashikohet me vranësira të ndryshueshme.

Sipas shërbimit meteorologjik pritet të ketë reshje shiu të herë pas hershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive.

Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Veriperëndim 1-7 metra për sekond. Deti do të jetë i forcës 1 me lartësi dallge 0.8 metër.

Parashikohet edhe mjegull për shkak të reshjeve.

Temperaturat parashikohen:

Vendet Malore                8/20

Vendet e Ulta                 10/23

Vendet Bregdetare         12/22           /a.g/

           

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShqipëria, e parë bukur nga media e Zvicrës
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 16/4/2018