TIRANË, 29 dhjetor /ATSH/ – Armando Sadiku mund të largohet nga klubi spanjoll i “Levantes”.
Edhe pse sulmuesi kombëtares shqiptare ka rreth 6 muaj që qëndron larg fushës për shkak të një dëmtimi, disa klube europiane kanë shfaqur interes për të.
Fillimisht kanë qenë zviceranët e “Luganos”, që kanë shprehur interes për ta rikthyer shqiptarin në klub në formë huazimi.
Armando Sadiku ka qenë edhe më parë pjesë e klubit zviceran. Por në skenë kanë dalë edhe 2 klube të tjera.
Bëhet fjalë për kryesuesit e Ligës së Dytë spanjollë, “Granada”, dhe një ekip holandez. Emri i skuadrës holandeze nuk është bërë i ditur për momentin, gjithsesi mbetet një alternativë e mirë për sulmuesin.
Largimi i Sadikut në muajin janar duket i pashmangshëm, teksa 27-vjeçari është duke shqyrtuar ofertat. /o.l/j.p/






















