Ballina Flash

”The Greatest Showman” thyen rekordin e Adele në Britani

TIRANË, 29 dhjetor /ATSH/ – Albumi ”The Greatest Showman” ka kaluar më shumë se 1 javë në vendin e parë në Britaninë e Madhe.

Më shumë se çdo album tjetër gjatë këtij shekulli, duke ‘mposhtur’ Adele.

”The Greatest Showman” është albumi me kolonat zanore të përdorura në filmin me të njëjtin emër. Ai u publikua më 8 dhjetor 2017 nga Atlantic Records.

Kolona zanore e filmit qëndroi në vendin e parë të tabelës në javën e saj të fundit për vitin 2018 dhe është java e saj e 24-rt jo-rresht, që qëndron në krye të tabelës.

Albumi i Adele ‘21’, grumbulloi 23 javë midis shkurtit 2011 dhe prillit 2012. /a.a/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFILIPINE – Një tërmet 7,1 ballë Rihter godet jugun e vendit
Artikulli tjetërFoto/”Babagjyshi sekret”, Policia e Shtetit surprizon vogëlushin