TIRANË, 28 dhjetor /ATSH/ – Skuadra e “Interit” e drejtuar nga Luçiano Spaleti po i afrohet gjithmonë e më shumë skuadrës së 2010-ës të drejtuar nga Hoze Murinjo i cili atë vit fitoi me “Interin” gjithçka.
Por duket se pikën me të fortë kjo skuadre e ka në shtëpi. “Zikaltrit” këtë vit mund të bazohen te një faktor vendimtar për arritjen e objektivave dhe ky është stadiumi “San Siro”.
Brenda në shtëpi, “Interi” nuk ka dështuar në (thuajse) asnjë përballje. Gjatë këtij sezoni numëron vetëm një humbje, 0-1 me “Parmën” (në 15 shtator të këtij viti), por pas asaj ndeshjeje zhgënjyese, bilanci është pozitiv.
Nga dymbëdhjetë takimet pasardhëse të zhvilluara këtë sezon në impiantin milanez (9 në kampionat dhe 3 në Ligën e Kampioneve) janë regjistruar fitore (me “Totenhemin”, “Fiorentinën”, “Kaljarin”, “Milanin”, “Xhenoan”, “Frozinonen”, “Udinezen” dhe të mërkurën me “Napolin”) dhe ka barazuar (me “Barcelonën” dhe “PSV-në”) dhe në 6 ndeshje nuk ka pësuar asnjë gol. /o.l//a.g/












