TIRANË, 24 dhjetor /ATSH/ – Bashkia Telepenë në bashkëpunim me fondacionin “Zemra e nënës” për fëmijët jetimë organizuan sot aktivitetin festiv ku morën pjesë dhjetëra fëmijë, ku u shpërndanë edhe qindra dhurata të përgatitura nga donatorë të ndryshëm.
Surprizë për fëmijët ishte takimi me një nga rreperët më të preferuar dhe të dashur, Noizin, i cili me kërkesën e Nën’ Liljanës (presidentja e fondacionit) Liljana Katiraj erdhi posaçërisht me helikopter nga Zvicra duke dhuruar një spektakël të jashtëzakonshëm për gjithë publikun.
Ky organizim u zhvillua në Pallatin e Sporteve nën një atmosferë të jashtëzakonshme, e sjellë nga artistët e njohur shqiptarë si: Era Rusi, Ylli Baka, Irini Qirjako ku përveç gëzimit dhe emocioneve u shpërndan rreth 400 pako me ushqime, veshmbathje ku 100 prej tyre shkuan për fëmijët në bashkinë Tepelenë…
Me këtë rast bashkia Tepelenë falënderon kontrubutin e paçmuar të kësaj Nëne, e cila i lehtëson sadopak dhimbjen dhe shton buzqeshjet e fëmijëve në nevojë në prag festash, për të cilët vijon të kujdeset tashmë, prej më se 20 vitesh.
Presidentja e fondacionit “Zemra e nënës” Liljana Katiraj u shpreh se: “Nuk ka deklaratë më krenare, të cilën mund ta bëjë njeriu sesa kur thotë: ‘Do të veproj në harmoni me ndërgjegjen time. Do të veproj në promocion me idetë, mendimet dhe krenarinë e një nëne të fortë dhe këmbëngulëse. Me krenari dhe ndërgjegje të pastër ecet në rrugëtimin e jetës'”. j.p/





















