TIRANE, 21 dhjetor/ATSH/- Mbi territorin e vendit tonë pritet që sot të kalojë një front i ftohtë, i shoqëruar me masa ajrore të paqëndrueshme dhe të lagështa.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti do të jetë me vranësira mesatare dhe të dendura, i shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive afatshkurtra.
Në zonën e Alpeve dhe në lartësitë mbi 1200 metra në Verilindje do të ketë reshje të dobta dëbore.
Sa i përket temperaturave në vlerat minimale dhe maksimale për sot ato pritet të jenë:
Në zonat malore 0° deri 7°C
Në zonat e ulta 3° deri 16°C
Në zonat bregdetare 6° deri 17°C /a.g/























