Ballina Flash

“Reali” fiton 3-1 kundër “Kashimës”, siguron finalen e Botërorit për klube

TIRANË, 20 dhjetor /ATSH/ – “Reali i Madridit” siguron finalen për në Botërorin e Klubeve, e cila do të luhet të shtunën kundër skuadrës “Al Ain”. Tre golat e Garet Bejlit mjaftuan për të mposhtur Kashimën dhe për të thyer disa rekorde.

“Reali i Madridit” në pjesën e parë, e dominoi ndeshjen kundër “Kashimës” dhe krijoi raste më të pastra për të shënuar. Por sfida u zhbllokua nga Garet Bejl në pjesën e dytë, i cili nga e majta lëshoi një goditje të fortë dhe tundi rrjetën. Solari festoi dhe morri frymë lirisht, ndërsa Garet Bejl barazoi dy “jashtëtokësorët” Leo Mesi dhe Kristiano Ronaldo. Të tre së bashku janë lojtarët që kanë shënuar në 3 edicione të ndryshme të Botërorit te Klubeve.

Fillimi i pjesës së dytë ishte spektakolar për “Realin” dhe mbi të gjitha për uellsianin Garet Bejl, sepse arriti të shënojë edhe 2 gola të tjerë, duke vulosur triumfin e spanjollëve.

Japonezët gabuan duke kthyer një top mbrapa, dhe sulmuesi i “Realit” nuk fali, duke e dërguar topin në rrjetë. Goli i tretë ishte mjaft i bukur, pasi u godit me forcë nga Bejl dhe përfundoi në shtyllën e parë të portierit. Pas këtij goli ai barazoi një tjetër rekord, duke u bërë lojtari i tretë që ka shënuar 3 gola në një ndeshje të Botërorit.

Më pas “Reali” menaxhoi forcat për finalen kundër “Al Ain”. Ndërkohë që “Kashima” shkurtoi diferencat në 3-1. U desh ndërhyrja e VAR-it për ta konfirmuar këtë gol. /o.l/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/ Libohovë, fëmijët me mesazhe sensibilizuese për librin
Artikulli tjetërArsyet përse plakemi më shpejt në dimër