Ballina Lajme nga Vendi

Moggi kundër “Juventusit”: Kishte penallti për “Torinon”

TIRANË, 19 dhjetor /ATSH/- Dy penalltitë e kërkuara nga “Torino” në derbin e fundit kundër “Juventusit” vazhdojnë të diskutohen.

Për këtë ka folur edhe ish-drejtuesi i bardhezinjve, Luciano Moggi, i cili ka thënë për radion “Crc” se: “Një penallti ishte e sigurt për ‘Torinon’, nuk ka dyshime. Unë nuk i kam thënë kurrë jo VAR-it, por kam thënë gjithmonë se është një sistem subjektiv, e menaxhuar nga njeriu”.

Moggi ka komentuar edhe deklaratat e presidentit të “Torinos”, Urbaino Cairo, i cili ka folur të hënën për një varësi psikologjike të arbitrave ndaj “Juventusit”.

“Varësia psikologjike ekziston dhe ka ekzistuar gjithmonë. Ka situata të caktuara ku mendon për varësi psikologjike, sepse nuk mund të ketë shpjegim tjetër”, ka thënë Moggi.

/gj.m/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTiranë-Tokio, bashkëpunim në fushën e emergjencave civile dhe transportit publik
Artikulli tjetërRama: Gënjeshtër se kam deklaruar 2 mijë euro të ardhura