Ballina SPORT

Simeone: Një ditë do të drejtoj “Interin”

TIRANË, 17 dhjetor /ATSH/ – Trajneri i “Atletico Madrid” Diego Pablo Simeone gjatë një konferencë për shtyp, nuk e ka fshehur aspak ambicien për të drejtuar një ditë “Interin”.

Kësaj here mesazhi është më i qartë për klubin e Milanos.

“Sigurisht që një ditë do të ndodhë. Mungon një datë fikse sigurisht, sepse unë kam ende edhe një vit kontratë me ‘Atleticon’. Gjithsesi këtë që po them në këto momente e kam shprehur gjithmonë, ndaj nuk e shoh të arsyeshme të shtoj edhe diçka tjetër”.

Për momentin argjentinasi po punon për rinovimin e kontratës me ekipin spanjoll, e cila do të sillte edhe rritje të pagës. Spaleti është në pozita mjaft të vështira pas eliminimit të “Interit” nga kompeticioni i Ligës së Kampioneve dhe nuk dihet nëse Simeone do të jetë ai që do ta zëvendësojë nëse italiani largohet nga pankina zikaltër. /o.l/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakHAGË – Rutte: Holanda vazoja delikate në duart e 17 milionë qytetarëve
Artikulli tjetërPARIS – Macron njofton fillimin e dialogut me jelekverdhët