Ballina Aktualitet

Basha: Partitë opozitare t’i bashkohen protestës së studentëve

TIRANË,15 dhjetor /ATSH- I. Vata/ Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbështetur mbrëmjen e së shtunës protestën e banorëve të “Unazës së Re”, duke i bërë thirrje qytetarëve dhe partive opozitare, për t’u bashkuar me protestën e studentëve.

Basha tha sot se “Shqipëria është e gjitha në protestë dhe ne mbështesim protestën e studentëve”.

“Sot banorët e ‘Unazës’ kanë protestuar me studentët. Ka dy ditë që kërkojnë që shqiptarët t’u bashkohen atyre, përfitoj nga rasti nga “Unaza e Re” për t’u bërë thirrje shqiptarëve, mbështetësve të opozitës, partive opozitare, që t’i bashkohen protestës së studentëve”, – theksoi Basha.

Po ashtu, Basha tha se mbështet tetë pikat e studentëve duke kërkuar shfuqizimin e Ligjit për Arsimin e Lartë.

“Partia Demokratike mbështet tetë pikat dhe kërkojmë realizimin e tyre. Ndërkohë, PD ka tre vite që kërkon shfuqizimin e Ligjit për Arsimin e Lartë, i cili është burimi i krizës dhe degjenerimit të arsimit. Ftesa ime sot është që t’u bashkohemi protestës së studentëve për t’i treguar qeverisë se ne nuk i lemë vetëm”, – tha ai./e.caushi/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKIEV – Ukraina krijon një kishë të pavarur nga Moska
Artikulli tjetërFOTO/ Aeroporti i Dallasit në SHBA tashmë edhe me… “hotel”