Ballina Lajme nga Vendi

“Liverpool” me probleme në mbrojtje

TIRANË, 14 dhjetor /ATSH/ – Telashe për trajnerin Jurgen Klopp në prag të duelit me rivalin e përjetshëm.

Liverpooli po kalon një formë të jashtëzakonshme këtë sezon, sidomos në Premier Ligë.
Këtë javë ‘The Reds’ takohen me rivalin e përjetshëm “Manchester United”, por një problem i madh për trajnerin Jurgen Klopp mbeten lëndimet e shumta që ka në fazën e mbrojtjes.

Pas mungesave të konfirmuara të Joe Gomez dhe Joel Matip, tani bëhet e ditur se as mbrojtësi i krahut të djathtë Trent Alexander Arnold nuk do të luajë të dielën.

Futbollisti anglez është lënduar në sfidën me “Napolin” të martën në kuadër të Ligës së Kampionëve dhe ekziston mundësia që ai të qëndrojë jashtë fushave deri në fund të këtij viti.

“Liverpooli” është kryesues i Premier Ligës dhe është skuadra e vetme në Angli që nuk ka pësuar humbje.

/gj.m/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBUKURESHT – Rumania refuzon ekstradimin e një gazetari turk
Artikulli tjetërRama-studentëve: PO për 8 pikat, dialogojmë