RABAT, 11 dhjetor /ATSH-AFP/ – Mbi 150 shtete miratuan të hënën në Marrakesh (Marok) Paktin Botëror të OKB-së për Migrantët duke e mbrojtuar atë me një fjalim të zjarrtë përballë kritikave të nacionalistëve dhe mbështetësve të mbylljes së kufijve.
‘’Nuk duhet të pushtohemi nga frika’’, deklaroi sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres përpara miratimit zyrtar të këtij teksti i cili ka në fokus forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar për një emigracion të sigurtë, të organizuar dhe të rregullt.
Ashtu si shumë liderë të pranishëm në Marrakech, Guterres denoncoi gjithashtu ‘’të pavërtetat’’ mbi paktin që ka prodhuar tensione politike në shumë shtete dhe minoi koalicionin qeverisës në Belgjikë, me dorëheqjen e disa ministrave nga radhët e partisë nacionaliste flamande.
Dokumenti pritet të kalojë një votim të fundit miratues, më 19 dhjetor në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork./ /v.b/ a.jor.













