Ballina SPORT

FUTBOLL – Spaleti: Me “PSV”-në ndeshja më e rëndësishme

TIRANË, 10 dhjetor /ATSH/ – Për Luçiano Spaletin, trajnerin e “Interit”, ndeshja që do të luajë kundër “PSV” në Ligën e Kampioneve nesër në mbrëmje, është më e rëndësishmja që kur ka ardhur në Milano.

Trajneri i “Interit” luan gjithçka në ndeshjen e fundit dhe përcaktuese nëse zikaltërit do të kalojnë në fazën tjetër të kompeticionit.

“Kjo ndeshje është më e rëndësishmja që kur kam qenë këtu. Jemi gati të luajmë për një vend në 16-she, në ndeshjen e fundit të fazës së grupit. Ne jemi të gjithë të vetëdijshëm për rëndësinë, lojtarët po punojnë me të vërtetë mirë” u shpreh ai.

Përveç performancës së skuadrës së tij, Spaleti e di se fatin e “Interit” e ka në dorë edhe “Barcelona” e cila duhet të barazoje ose të fitojë kundër “Totenhemit” në “Kamp Nou”.

“Ne e dimë se kualifikimi nuk do të varet vetëm nga rezultati ynë”. Numri një i “Interit” tha se tifozët luajnë një rol kyç në rezultatet e ekipit në “Xhuzepe Meaca”.

“Tifozët tanë kanë qenë të shumtë gjatë gjithë sezonit të kaluar dhe në muajt e parë të këtij viti, ata janë gjithmonë një mbështetje e madhe për ne në  “Xhuzepe Meaca”. /o.l/e.caushi/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakOST: Kemi zgjidhur kontratën me “DH Albania” pas denoncimit në media
Artikulli tjetërOSHEE punime të planifikuara në nënstacionin e Librazhdit