Ballina Kryesore

Në prag të sezonit turistik, vijon procesi i dezinsektimit në të gjithë vendin

TIRANË, 11 prill/ATSH/-Në prag të sezonit turistik, në sipërfaqet lagunore pranë vijës bregdetare nga veriu në jug të vendit po vijon procesi i dezinsektimit.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka nisur prej kohësh këtë proces ndërsa aktualisht po vijon intensivisht në të gjithë vendin.

Kështu, edhe në Parkun Kombëtar të Butrintit procesi u krye përmes përdorimit të agjentëve biologjikë që nuk dëmtojnë shëndetin e njeriut, kafshëve dhe organizmat e tjerë ujor, përveç larvave të mushkonjave. z.tosku/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakALGJERI – 257 të vdekur pas rrëzimit të një avioni ushtarak
Artikulli tjetërKonkurrueshmëria botërore, Shqipëria lë pas Greqinë, Malin e Zi dhe Serbinë