LOS ANXHELES, 6 nëntor /ATSH-DPA/ – Çmimi ”Golden Globe”, muajin e ardhshëm, do të prezantohet nga komediani amerikan Andy Samberg dhe aktorja kanadeze Sandra Oh, tha të mërkurën Shoqata e Shtypit të Hollivudit (HFPA).
“Ne jemi të kënaqur për të konfirmuar se Andy Samberg dhe Sandra Oh do të organizojnë së bashku edicionin e 76-të të ‘Golden Globes’ këtë vit,” thanë organizatorët në Twitter.
”Të dy ishin zgjedhje perfekte për të pritur ngjarjen më 6 janar në hotelin ‘Beverly Hilton”, thanë në një deklaratë organizatorët.
“Ata sjellin bukuri dhe stil në një sallë të mbushur me më të mirët e kinemasë dhe televizioneve”, shtuan ata./ /os/ a.jor.























