TIRANË, 5 dhjetor /ATSH/ – Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se moti për ditën e sotme parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të vendit prej orëve të paradites. Vranësirat do të mbeten të karakterit mesatar në zonat malore në verilindje-juglindje.
Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim e vrullshme dhe me rrahje në bregdet. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 3-4 me lartësi vale deri në 1.2 metra.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C |
| Shkodër | 5/12 diell |
| Kukës | 1/5 re diell |
| Lezhë | 6/12 diell |
| Dibër | 1/7 re diell |
| Durrës | 8/14 diell |
| Tiranë | 7/15 diell |
| Elbasan | 7/14 diell |
| Berat | 6/15 diell |
| Vlorë | 8/15 diell |
| Korcë | 2/5 re diell |
| Gjirokastër | 3/13 diell |
| Sarandë | 8/16 diell |
/e.malaj/j.p/











