Ballina Ekonomi

FOTO/ Rritje e bashkëpunimit ekonomik Shqipëri-Turqi

TIRANË, 21 nëntor /ATSH-A.ALLA/ – Bashkëpunimi ekonomik mes Shqipërisë dhe Turqisë është gjithnjë e më shumë në rritje.

Këtë e konfirmoi në një intervistë për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, Atasheu Tregtar i Ambasadës së Turqisë në Tiranë, Halis Kaya, i cili theksoi se “ne sot mund të konstatojmë që investimet turke në Shqipëri janë tashmë të përhapura në shumë fusha, si në bujqësi, në sektorin bankar deri tek sektori i shërbimeve”.

“Mund të themi që qershia mbi tortë është fillimi i punës i kompanisë së përbashkët ‘Air Albania'”, deklaroi ai.

Ai tha se edhe për vitin 2018 kemi investime të reja në fushën minerare, përpunimit dhe nxjerrjes së bakrit, por edhe në sektorët e shëndetësisë dhe arsimit.

“Klik Ekspo Klik është kompania lider e organizimit të panaireve. Ky panair përmbledh të gjithë gamën e kompanive përkatëse. Gjatë kësaj periudhe ne shohim që kompanitë turke kanë zhvilluar së tepërmi gamën dhe shërbimin e tyre dhe njëkohësisht dhe tregu shqiptar ka patur zhvillimin e tij pozitiv dhe ka ardhur koha e një bashkëpunimi më të thellë”, përfundoi Atasheu Tregtar i Ambasadës së Turqisë në Tiranë, Halis Kaya.

Ndërkohë gjatë forumit ekonomik të dhomës turke të tregtisë “Oportunitetet e biznesit dhe investimet në Shqipëri”, Yakup Col anëtar i Bordit Ekzekutiv të Dhomës së Tregtisë të Stambollit tha se “Shqipëria nuk mbetet vetëm një partner i rëndësishëm në zonën e Ballkanit, por është një vend mik dhe vëlla”.

”Marrëdhëniet tona tregtare janë në shifrën e 2.5 miliardë dollarëve. Në saj të këtyre investimeve ne kemi të punësuar 10 mijë persona në Shqipëria”, tha ai.

Pavijoni i Turqisë rikthehet këtë herë në edicionin e 25-të të panairit “Klik Ekspo Klik” si Honour Country, nën organizmin e Dhomës së Tregtisë së Stambollit, duke sjell ekspozuesit më të spikatur në fushën e industrisë, agroushqimore, teknologji për bujqësinë dhe blegtorinë deri tek dizajni dhe arredimi.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSiguria e barnave, taskforca kontrolle në 287 farmaci
Artikulli tjetërKomisioni për Çështjet Sociale votoi nen për nen dhe në tërësi buxhetin e vitit 2019”