Ballina Lajme nga Vendi

OSBE, trajnim dyditor me studentët për teknikat e hartimit të ligjit

TIRANË, 21 nëntor /ATSH- I. Vata/ – Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka zhvilluar një trajnim dyditor me studentë të Universitetit “Ismail Qemali” në Vlorë.

Në trajnimi dyditor të organizuar nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, morën pjesë 25 studentë të Departamentit të Drejtësisë, të cilët përfituan njohuri teorike dhe aftësi praktike rreth procesit ligjbërës demokratik.

Në qendër të trajnimit, ishte njohja me Ligjin për Njoftimin dhe Konsultimin Publik dhe përdorimi sa më i efektshëm i Regjistrit Elektronik për Konsultimin Publik.

Studentët pjesëmarrës e zhvilluan një pjesë të trajnimit në formën e punës praktike, duke u fokusuar në teknikat e hartimit të ligjit. /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKategoritë që përjashtohen nga tarifa vjetore e studimit
Artikulli tjetër“Bëje Botën Portokalli”, çelet fushata kundër dhunës me bazë gjinore