Ballina Kryesore

Parashikimi i motit, 19 nëntor 2018

TIRANË, 19 nëntor/ATSH/- Moti për ditën e sotme parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura në të gjithë territorin.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, prej orëve të para të mëngjesit reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në zonën e Qendrës dhe atë të Veriut deri në orët e pasdites.

Parashikohen reshje lokale edhe në formën e shtrëngatave. Era do të fryjë me drejtim Verilindje-Juglindje dhe shpejtësi 1-15 m/sek dhe intensifikim deri në 20 m/s dhe me rrahje prej orëve të mbrëmjes. Valëzimi në dete: forca 0-2 ballë, me lartësi vale 0.4-1.2 metra.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C
Shkodër 3/14 re shi
Kukës -1/7   re shi
Lezhë 3/16  re shi
Dibër -1/5   re shi
Durrës 4/17 re shi
Tiranë 4/16   re shi
Elbasan 2/14  re shi
Berat 1/16  re
Vlorë 4/15  re
Korcë -2/5 re
Gjirokastër 0/14 re
Sarandë 3/16 re

/a.g/  

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAXHENDA NDËRKOMBËTARE 19.11.2018
Artikulli tjetërDëbora e parë në Prishtinë, temperaturat e javës -2 deri 9 gradë Celsius