Ballina Aktualitet

Sistem bllokimi për faqet e basteve online

TIRANË, 16 nëntor/ATSH/ – Qeveria shqiptare me qëllim ndalimin e basteve online të cilat që prej datës 1 janar do të mbyllen, është duke krijuar metoda për të ndërtuar një sistem bllokimi të tyre.

I ftuar në emisionin “Shqiptarët për Shqiptarët”, Kryeministri Rama u shpreh se një mundësi e tillë është e mundur.

“Përsa i përket online, ne i kemi pezulluar. Është një sfidë më vete për bastet online, sepse luhet në të tjera vende, pasi mund të hysh që andej, por duhet të kemi parasysh një gjë, që ne po përpiqemi që të ndërtojmë një sistem bllokimi të faqeve, që është e mundur”, – u shpreh Rama.

Bastet online sipas Kryeministrit Rama, janë më të kontrollueshme dhe shmangin informalitetin, për shkak se bëhen nëpërmjet kartave të bankave, çka e bën transaksionin transparent.

“Onlajni edhe pse ne po përpiqemi të ndërtojmë një sistem bllokimi, luhet vetëm nëpërmjet kartës së kreditit. Është e kontrollueshme, sepse kalon nëpërmjet bankës dhe po punojmë me ekspertë për t’i bllokuar faqet që vazhdimisht ndryshojnë kodet dhe kjo është e mundur. Me ndalimin e basteve, një pjesë të madhe të tyre i fut vetvetiu në procesin e daljes nga kjo sëmundje, sepse nuk e kanë mundësinë. Patjetër që është një luftë e madhe edhe me aktivitetin ilegal, i cili nën trysni, nuk mund të bëhet”, – përfundoi Rama. /e.caushi/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMbyllja e basteve, 500 milionë euro do t’u kthehen familjeve shqiptare
Artikulli tjetërMasa administrative të rënda për tregtimin e alkoolit nën 18 vjeç