Ballina Bota

SINGAPOR – Pence: Suu Kyi dhunoi minoritetin rohingya

SINGAPOR, 14 nëntor /ATSH-DPA/ – Dhuna e kryer kundër minoritetit rohingya është e pajustifikuar, iu drejtua zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence udhëheqëses së Myanmarit dhe fitueses së çmimit Nobel për Paqen, Aung San Suu Kyi.

Pence, u takua me Suu Kyi në kuadër të samitit të Singaporit, dhe komentoi gjithashtu mbi arrestimet dhe dënimet e dy gazetarëve nga agjencia britanike e lajmeve Reuters duke i quajtur ato thellësisht shqetësuese për miliona amerikanë.

Kriza humanitare në shtetin Rakhine të Myanmarit erdhi pasi më shumë se 700 000 myslimanë rohingya iu drejtuan Bangladeshit fqinj si rezultat i dhunës së forcave të sigurisë të Myanmarit.

OKB e konsideroi gjenocid sjelljen e këtyre forcave./  /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMid’hat Frashëri, i pa të dytë në historinë e elitave shqiptare
Artikulli tjetërSOFT NEWS – 49,9 milionë dollarë për një diamant rozë