Ballina Flash

Reshjet e dëborës në Korçë, prefekti Jole për ATSH-në: Rrugët në monitorim, vijon kriposja

TIRANË, 13 janar/ATSH/ Në segmentet Qafë Thanë, Libonik-Rëmbec-Plasë, Korçe-Ersekë dhe Zëmblak-Goricë vijon puna për largimin e dëborës dhe kriposjen që nuk është ndërprerë gjatë gjithë natës e do të vijojë pa ndërprerje edhe gjatë ditës.

Prefekti i qarkut të Korçës, Nertil Jole tha sot për ATSH-në se çdo segment po mbahet në monitorim të vazhdueshëm nga Autoriteti Rrugor Qendër-Lindje dhe Policia e Qarkullimit Rrugor.

“Kërkohet nga drejtuesit e mjeteve që të bëjnë kujdes të shtuar e të pajisen me goma dimërore kur udhëtojnë për në zonat me prezencë dëbore ose zinxhirë kur kjo komunikohet nga autoritetet”, u shpreh Jole.

Gjithashtu, prefekti kërkoi mirëkuptim nga qytetarët kur fluksi i mjeteve që lëvizin gjatë ditës është më i lartë e për pasoje ulet ritmi i shpejtësisë së përshkrimit të segmenteve rrugore nga borëpastrueset.

Moti i rënduar i ditës së djeshme solli reshje të dendura dëbore në qarkun e Korçës, çka bëri që qarkullimi të vështirësohet. Temperaturat e ulta vijojnë edhe sot, ndërsa autoritetet bëjnë thirrje për kujdes. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVARSHAVË – Ministrat evropianë të Mbrojtjes diskutojnë sigurinë ndërsa Trump pritet të kthehet në Shtëpinë e Bardhë
Artikulli tjetërPolicia me grupe emergjence në të gjithë vendin, apel drejtuesve të mjeteve