Ballina Flash

“Shtëpia Kadare”, ekspozohen dorëshkrime të panjohura të shkrimtarit të madh

TIRANË, 8 janar/ATSH/ Në Shtëpinë-Studio Kadare u çel mbrëmë ekspozita e titulluar “Kadare – Dorëshkrime dhe letërkëmbime të panjohura”.

Ishin të pranishëm personalitete të jetës kulturore në vend, si dhe miq e adhurues të shkrimtarit të madh.

Vizitorët e kësaj ekspozite do të mund të shohin dorëshkrime të veprave themelore të shkrimtarit, e gjithashtu letra me peshë për historinë e kulturës shqiptare.

Mes dorëshkrimeve të shumta, kjo ekspozitë përmban edhe një letër që nobelisti Günter Grass i drejtonte Ismail Kadaresë që në vitin 1987, duke i shkruar në emër të Akademie der Künste (Akademia e Arteve në Berlin, themeluar në vitin 1696). Në atë letër Grass i kërkonte Kadaresë të merrte pjesë në Takimin e Artistëve Evropianë, në Amsterdam.

Ekspozita zbulon të tjera kuriozitete nga jeta e kolosit të letrave shqipe. Ajo do të jetë e hapur përgjatë muajve janar dhe shkurt.

/a.f/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNdoni për ATSH-në: Këlcyra 35 mijë turistë në 2024, 30% më shumë priten këtë vit
Artikulli tjetërVengu: Rekrutimet në FA në vitin 2025 janë rritur me 67,1%