Ballina Flash

Koçiu urim për Vitin e Ri: 2025, viti i vijimit të investimeve dhe i më shumë shërbimeve pranë qytetarëve

TIRANË, 31 dhjetor /ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, ka uruar gjithë qytetarët në prag të ndërrimit të viteve..

“Ndërsa mbyllim këtë vit dhe presim me shpresë Vitin e Ri 2025, dua t’ju përcjell urimet më të përzemërta për ju dhe familjet tuaja. Uroj që viti i ri të jetë plot shëndet, gëzim dhe mundësi për të realizuar ëndrrat tuaja.

Një falënderim i veçantë për të gjithë ata që kanë kontribuar me zemër dhe përkushtim në sukseset që ndajmë sot. Mbështetja juaj ka qenë forca jonë për të arritur më shumë dhe për të krijuar ndryshime që vlejnë për të gjithë.

2025-ta na fton të shkojmë më larg, të synojmë më lart dhe të besojmë më shumë në atë që mund të arrijmë së bashku!”, shprehe ministrja Koçiu.

 

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama mesazh urimi për Vitin e Ri: Në 2025 e në vijim do ta ngjisim Shqipërinë në shtëpinë e Familjes së Bashkuar Europiane
Artikulli tjetërPEKIN – Kina dhe Tajvani mirëpresin vitin 2025 me fishekzjarrë