Ballina Bota

SEUL – Gjykata e Koresë së Jugut lëshon urdhërarrest për presidentin Yoon

SEUL, 31 dhjetor /ATSH-AFP/- Një gjykatë e Koresë së Jugut ka lëshuar një urdhërarresti për presidentin Yoon Suk Yeol, thanë sot hetuesit, duke bërë që qindra mbështetës të mblidheshin në portat e rezidencës së tij private.

Hetuesit që po hetonin Yoon për deklaratën e tij të ligjit të luftës më 3 dhjetor kërkuan urdhër pasi ai nuk u paraqit për t’u marrë në pyetje për herë të tretë.

Nga mesi i pasdites së së martës turmat ishin jashtë shtëpisë së tij duke mbajtur pankarta dhe flamuj të Koresë së Jugut, duke brohoritur: “Ligji ushtarak ligjor! Fajësimi i pavlefshëm!”

“Urdhërarresti dhe urdhri i kërkimit… u lëshuan këtë mëngjes”, tha në një deklaratë Shtabi i Përbashkët i Hetimit që drejton hetimin ndaj Yoon.

Është e paqartë nëse hetuesit dhe policia do të jenë në gjendje të ekzekutojnë arrestimin, pasi Shërbimi i Sigurisë Presidenciale (PSS) që ruan Yoon ka refuzuar më herët të respektojë urdhrat e kërkimit.

Ekipi ligjor i Yoon e përshkroi urdhrin e arrestimit si “të paligjshëm dhe të pavlefshëm” dhe është zotuar të aplikojë për një urdhër për ta anuluar atë.//a.i/

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama uron Vitin e Ri me atmosferën e gëzueshme nga Baza Ajrore e Farkës
Artikulli tjetërManja: Kemi kompensuar 869 ish-pronarë me një fond prej 84 milionë euro