Ballina Bota

GAZË – Të paktën nëntë palestinezë të vrarë pas sulmeve të fundit izraelite

TEL AVIV, 26 dhjetor /ATSH-DPA/- Një sulm izraelit në Rripin verior të Gazës shkaktoi vdekjen e të paktën nëntë palestinezëve dhe plagosjen e disa të tjerëve, sipas medieve palestineze.

Raporti i agjencisë së lajmeve WAFA tha se një sulm ajror kishte goditur sot në mbrëmje banesat në qytetin e Gazës.

Mbrojtja civile e kontrolluar nga Hamasi raportoi të paktën 13 të vdekur dhe rreth 40 të plagosur.

Ushtria izraelite tha se do të hetonte raportin. //a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakEgnatia mposht Kukësin 2-0, fiton për herë të parë Superkupën
Artikulli tjetërQeveria miraton mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Agjencisë së Zhvillimit të Territorit