Ballina Bota

FOKUS – Mulino: Kanali i Panamasë nuk është i negociueshëm, Trump të ndalë kërcënimet

PANAMA, 24 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Kanali i Panamasë nuk është i negociueshëm, përsëriti presidenti panamez, José Raúl Mulino, së bashku me tre ish-liderë të tjerë, përballë kërcënimeve nga presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, për të rimarrë kanalin ndëroqeanik nëse çmimet e tarifave për anijet amerikane nuk ulen.

”Sovraniteti i vendit dhe kanalit tonë janë të panegociueshme”, tha Mulino në një deklaratë të nënshkruar së bashku me ish-presidentët panamezë, Ernesto Pérez Balladares, Martin Torrijos dhe Mireya Moscoso.

“Është pjesë e historisë sonë të luftës dhe pushtimit të pakthyeshëm”, thuhet në deklaratën e lëshuar pas një takimi të nënshkruesve në Pallatin Las Garzas, selia e qeverisë.

Edhe ish-presidentët Ricardo Martinelli, në azil në ambasadën e Nikaraguas dhe Laurentino Cortizo, i munguar në takim, shprehën në rrjetet sociale kundërshtimin e tyre ndaj kërcënimeve të Trump./  /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak85-vjetori i kishës “Zemra e Krishtit”, që diktatura e transformoi në kinema “Rinia”
Artikulli tjetërAutoriteti Portual Durrës: Rikthehet në normalitet puna në port, pas motit të keq